ShowBizz

“Kam kryer marrëdhënie treshe sepse…”/ Rrëfehet Demi Moore






               Publikuar në : 12:02 - 20/09/19 |
mapo.al

Aktorja e njohur Demi Moore ka rrëfyer në librin biografik “Inside Out”, që pritet të dalë në treg më 24 shtator, se ka kryer marrëdhënie treshe gjatë kohës që ka qenë e martuar me aktorin Ashton Kutcher.


Moore ka pohuar se ajo dëshironte thjesht të kënaqte të shoqin, ndonëse ky i fundit i ka përdorur takimet për të justifikuar mashtrimet dhe tradhtitë e tij të vazhdueshme.

“Doja t’i tregoja se sa e shkëlqyer dhe argëtuese mund të isha”-ka shkruar Demi Moore në librin e saj autobiografik, duke shtuar më tej se tashmë është penduar.

Libri “Inside Out”  është raportuar se ka vlerën e një shume prej 7 shifrash. Lajmërimi se aktorja e njohur do të vinte edhe si shkrimtare u bë në vitin 2010, kur ajo dhe aktori Ashton Kutcher ishin ende së bashku.

Një vit më vonë, Moore bëri me dije se do të divorcohej nga aktori, i cili është 15 vite më i ri se ajo. Ishte pikërisht ndarja e tyre që solli shtyrjen e publikimit të librit.


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas