Aktualitet

“Kam më të rëndësishëm Zahon dhe vajzën”, Rama lë në mes emisionin














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:29 - 18/02/20 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama ka lënë në mes emisionin “Real Story-n” dhe është larguar nga studio ende pa mbaruar emisioni. Rama deklaroi se duhet të largohet më shpejt, pasi theksoi se ka ditëlindjen vajza e bashkëshortes së tij Lindës, Rea Xhillari.





“Shiko unë kam Zahon atje që po pret të festojë ditëlindjen e motrës, më thatë të përgjigjem shpejt, tani më lini të mbaroj shpejt”,-u shpreh ai. Rama foli shkurt për sulmet e fundit të Presidentit , Ilir Meta, i cili ka kërcënuar edhe me shpërndarje Parlamenti, duke përmendur shpesh grushtin e shtetit.


“Nuk ka ku ta gjejë popullin për ta shpërndarë. Sinqerisht nuk kam asnjë të dhënë nga klima politike në Shqipëri, në këtë Shqipërinë e 1 km katror nga Presidenca te SHQUP. Nuk kam të dhëna të veçanta, por nuk kam asnjë çudi, janë situata ciklike që shfaqen hera-herës. Thjesht ndryshon teksti i këngës, por muzika është po ajo”, tha Rama.

Lexo edhe :  Video 3D e aeroportit të Vlorës, Rama: Do sjellim shqiptarët direkt nga Amerika




Të ftuarit në panel i drejtuan sërish disa pyetje Ramës mbi këtë çështje, gjë që e detyroi kreun e qeverisë t’ua ndërpresë fjalën dhe të largohet. “Tani të lutem është shumë më i rëndësishëm Zaho dhe vajza që ka ditëlindjen se ky munhabet”,-theksoi ai para se të linte studion.



LEXO EDHE: 


Transparenca e fondeve/ Rama: Do të marrin pjesë donatorët, 1.1 mld € ishte përtej pritshmërive

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas