fbpx

Mapo Letrare

Kam mësuar me Enio Moricone





               Publikuar në : 20:48 - 16/11/19 |
mapo.al

Bashkëbisedim me kantautorin e njohur zviceran Marco Zappa (që është në Panairin Vjetor të librit, për të promovuar librin e tij me teste këngësh dhe poezi ”Il Vento Sofia….Ancora” botimi Ombra GVG).


Kantautor e poli-instrumentist zviceran. Studimet e larta i ka kryer për psikoanalizë në Milano. Me një produksion të pasur me 37 albume e cd. Puna e tij është një rrugëtim mes kërkimit muzikor, word music e kantautorit. Me rrënjë kulturore që zgjaten nga ato të kulturës alternative italiane tek ato anglo-saksone dhe ballkanike. Krijues dhe producent frilens, ka studion e vet të regjistrimit ku ka mikpritur artistë nga e gjithë bota.

Bashkëbisedoi Mark Simoni



-Para ca vitesh, në një vizitë në Venecia, unë Mark Simoni, ndoqa koncertin e Marco Mazzinit, në pjacën San Marco. Sot jam me një kantautor të famshëm zviceran, me Marco Zappan, i cili ka ardhur për të promovuar librin e tij “Il Vento Sofia….Ancora” botimi Ombra GVG. E njoh poezinë e këtij autori, tekstet e tij të këngëve dhe i di temat që trajton. Sot Marco Zappa do shpjegohet për lexuesin e MAPO.


I nderuar Zappa, në tekstet dhe poezitë tuaja sa realitet nga jeta juaj ka?

-Çdo tekst apo poezi e imja niset nga situata të jetës dhe nga përsonazhe që takoj ose janë afër meje. Poezitë e mia janë shumë të lidhura me çastet ku ndodhem. Unë shkruaj tekstin, dhe gjëja më e rëndësishme është se unë e vesh këtë poezi me ngjyrat dhe instrumentat e vendit ku shkruhet. Dhe çdo tekst ka një mesazh social, që kuptohet në çdo vend ku unë bëj prezantimin e këngëve të mia, sepse poezitë e mia kanë probleme, tema dhe situata që prekin të gjithë njerëzit. Janë në një farë mënyre universale. E reja e këtij botimi është se libri im është një libëri nteraktiv, pasi për çdo tekst poetik ( në krye të faqes) është i vendosur një numur që të jep mundësinë që të dëgjosh muzikën që ka veshur çdo poezi. Dhe kështu unë kam hedhur të gjithë diskografinë time të 50 viteve, në mënyrë të lirë, që ta shijojë e ta dëgjojë kushdo.

-Sa njohje keni ju për poezinë italiane, mbasi banoni dhe në kantonin italian të Zvicrës?

-Unë prej 38 vitesh kam qenë pedagog i gjuhës italiane dhe i muzikës, dhe poezitë apo tekstet e mia e kanë në bazë dhe këtë kulturë, të poetëve dhe kantautorëve italianë të viteve ‘60, (të periudhës së muzikës alternative). Shkolla ime kulturale është neorealizmi italian, me filmat e Frederico Fellinit.

-Ju keni studiuar psikanalizë. Sa ju ka shërbyer kjo kulturë në letërsinë dhe muzikën tuaj?

-Më ka shërbyer shumë për të shkruar tekstet dhe poezitë e mia, të cilat pikë së pari janë një analizë sociale. Dhe unë nisem gjithmonë nga një ngjarje shumë e thjeshtë dhe e kuptueshme, që në mënyrë simbolike të më japë mundësinë që të shprehem për ngjarje dhe tema shumë më të thella e të rëndësishme.

-Kur diskutuam për filmin, desha të di se cilat janë lidhjet tuaja me kinemanë dhe filmin?

-Përsëri më lidh muzika. Për të shkruar muzikë filmi dhe kolona muzikore, kam studiuar në Siena, dhe kam marrë mësime nga mjeshtri Enio Maricone. Gjithashtu kam bërë dhe disa punë me ca filma, në bashkpunim me televizionin zviceran.

-Ju keni një dyzinë çmime, por a mund të na përmendni ndonjë të kohëve më të fundit?

– Ja po ju them dy, që janë shumë të rëndësishëm: “Patrimonio UNESCO 2017”, si dhe “Premio Zvicero per ecelenza” në muzikë në vitin 2019, pra këtë vit. Unë i jap shumë rëndësi poezisë së këngës, pra duhet të nisemi nga teksti. Në fillim unë ia recitoj publikut poezinë, që ta kuptojnë dhe teksti të marrë rëndësinë e tij, mbasi veshja muzikore jo rrallë e bën tekstin e të humbasë, të dëgjohet e kuptohet fare pak. Kjo tendencë më pëlqen, për të deklamuar letërsinë në këngë, dhe për ta sajdisur tekstin e të mos e lëm të na humbasë nëpër nota muzikore.


Etiketa: , ,

Pas