Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Kyeministri Edi Rama është ndëprerë nga deputeti Kujtim Gjuzi. Ky i fundit i ka thënë Ramës se nuk mund të mbajë fjalime sikur po flet para strukturave të Partisë Socialiste. Kjo ka bërë që Rama të ndërpresë fjalën duke e qujatur Kujtim Gjuzin, “lartëmadhëri”.
“Kam nderin që të ndërpritem nga lartëmadhëria e tij, Kujtim Gjuzi i I. Mos më ndërprit dhe reflekto edukatën monarkike, si shprehja më e lartë e njeriut për të respektuar njeriun. Progres i madh është bërë nga Flamuri pa shkop te Gjuzi i parë, jemi në progres. I japim sharm seancës ndërprerjet në parlament, ndryshe nga ndërprerjet e shkopit pa flamur” – u shpreh Rama.
Kujtim Gjuzi i është përgjigjur menjëherë: Nëse kërkon përballje me mua, ja ku më ke, por unë nuk jam lartëmadhëri. Kërkoj respekt. Për përballje jam gati.