fbpx

ShowBizz

“Kam ndjerë shumë urrejtje…”/ Loredana flet pas lajmit për ndarje






               Publikuar në : 13:08 - 21/09/19 |
mapo.al

Reperja 23-vjeçare Loredana Zefi ka qenë përgjatë një viti mjaft e përfolur në media për problemet me drejtësinë zvicerane, si edhe për një ndarje të mundshme nga reperi Mozzik. Mirëpo, Loredana duket se ka ndjerë të nevojshme të flasë për të gjitha emocionet e përjetuara.


“Kaq shumë gjëra kaluan gjatë këtij viti. Kam parë shumë të mira dhe shumë të këqija. Kam ndjerë shumë dashuri, urrejtje dhe kaq shumë zili. Unë vazhdoj ama të qëndroj këtu dhe dua t’ju falenderoj juve për këtë.



Nuk mund flas shumë, por ju e shikoni gëzimin në fytyrën time. I urrej shkrimet emocionale, megjithatë ju betohem se ju dua. Faleminderit për çdo gjë”-është shprehur Loredana krahas një videoje të postuar në “Instagram”, duke iu drejtuar padyshim fansave të saj.


Etiketa:

Pas