ShowBizz

“Kam qarë…”/ Pink: Ja përse s’do të postoj më foto me fëmijët





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:56 - 22/12/19 |
mapo.al

Pink është mamaja e një vajze e djali, të cilët nuk ngurron që t’ua publikojë fotografitë nëpër rrjete sociale.


Megjithatë, ajo është kritikuar ashpër së fundmi pasi postoi një foto ku djali i saj 2-vjeçar shihej i zhveshur.



Këngëtarja ka rrëfyer në “The Ellen Show” se është ndjerë tejet e fyer dhe e sulmuar nga numri i tepërt i komenteve negative, ndërsa theksoi se nga ky moment e tutje nuk do të shpërndajë më foto të fëmijëve të saj nëpër rrjete sociale.


“Më kërcënuan dhe më ofenduan në mënyrën më të keqe të mundshme. Kam qarë gjithë natën për një foto që kurrë nuk duhet të kishte marrë kaq shumë urrejtje”- u shpreh ajo.


Etiketa: ,

Pas