Nuk janë vetëm demokratët amerikanë ata që po festojnë zgjedhjen e Kamala Harris si shoqëruese e kandidatit të Joe Biden, duke e bërë atë gruan e parë me ngjyrë, që të bëhet një kandidat për zv/presidente.
Njerëzit në Indi, Xhamajka dhe Kanada gjithashtu po radhiten për ta lavdëruar shumë atë.
Senatorja e Kalifornisë lindi në SH.B.A. me prindër të trashëgimisë indiane dhe xhamajkane.
Ajo gjithashtu kaloi një pjesë të mirë të jetës së saj të hershme në Montreal, Kanada.
Nëna e senatores, Shyamala Gopalan, u transferua në SHBA nga India për të ndjekur një diplomë doktorature.
Bota e Bollywood-it ka e ka uruar zonjën Harris, përfshirë Priyanka Chopra, e cila e quajti kandidaturën “transformues”.
Shkolla e saj e mesme në Quebec postoi në twitter urimet për të.
Kandidatura për Kamala Harris është pritur me entuziazëm në mbarë botën./BBC/
Përshtati: Mapo.al