Saturday, January 28, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Kamarier, një birrë të lutem, të pi sa të harroj Bregoviçin…

by mapo.al
12/08/2021
in Aktualitet, Blog
0

Të zgjohesh dhe të nisësh ditën, procesi më elementar në jetën e njeriut, këto kohë është shndërruar në përpjekje e sfidë. Sepse në ato dekika mes zgjimit dhe nisjes secili i jepet leçitjes së ngjarjeve rrotull e larg, ritual i pashmangshëm qyshse rrjetet sociale na lidhën nyje pas tyre.

Çfarë i ndodh trurit tonë në ato çaste është ftesë e pakthyeshme për ankth e panik: Zjarret turrfullojnë, përpijnë natyrë e gjë të gjallë deri afër shtëpisë tënde dhe ti je vetëm, pa shtet, veç nën mëshirë Zoti e fqinjësh me mjete; Delta të vjen nga çdo anë me një çorientim ulëritës, bota mbyllet, vaksinat duhen bërë, por delta plus-i i sfidon dhe një Zot e di edhe sa herë do çpohemi të kuptojmë; lëvizja e lirë kushtëzohet në dhjetra forma në çdo cep të botës, por dhemb ca më tepër në vendin ku më shumë se gjysma e popullsisë jeton jashtë e shpirti do vuajë në çdo familje për mungesën e një të afërmi të shtrenjtë.



Mandej nis e të ngatërrohet meraku për shëndetin me një dalldi ballkanase, që lëshon vetëm avuj urrejtjeje për tëndin, shqiptarin tjetër. Do këndojë Bregoviçi në Korçë, si rastësisht fill pas marrëveshjes trepolare mes Shqipërisë, Serbisë e Maqedonisë dhe mohuar nga Kosova, Mali i Zi dhe Bosnia, për një Ballkan të Hapur.

Dhe mbetesh si tutkun, të përfshihesh në debat a të kalosh në lajmin tjetër ku të kall datën raporti i OKB-së për ngrohjen globale e ndryshimet klimaterike që afruan me një dekadë apokalipsin.

Edhe të duash të shqetësohesh për çfarë e kërcënon përditshmërinë e të shtrenjtët e tu, pa shkuar botës së madhe, nuk të lenë kërcënimet e ofshamat e kujt duhet të bëjë shtetin e të na afrojë me Europën pasi i dhe votën, kundra atyre që i prishin terezinë e raporteve me autoritaristët e Ballkanit lumëmadh.

Dhe ndërsa bëhesh gati të çohesh nga krevati e të hysh vrik në dush se djersët e një vape zhuritëse bashkuar me ato të ankthit prej batërdisë informative të kanë këputur pa ia nisur halleve të vërteta me fëmijët, faturat, prindërit e kreditë, kujtohesh se është vetëm gusht, muaj pushimi, se shtatori është veç dy javë larg.

Se gjithë kjo zallamahi me zjarre, pandemi, Bregoviçëra e Vuçiçëra, me ambasadorë e konspiracione, me kërcënime e borxhe, me ushtarë të bindur e betuar qeverie lëshuar me dhëmbët e skërmitur ndaj kujtdo që bën opozitë edhe përtej asaj zyrtare (ende e nemitur pas zgjedhjeve), me opozitë në dilema të mëdha mes liderit historik e partnerit strategjik, ndërsa Shqipëria falimenton…

Pra gjithë kjo zallamahi që sapo të mbushi dekikat nga shtrati në banjo është vetëm preludi në kohë pushimesh i një shtatori që askush nuk do ta mendojë, të paktën edhe për dy javë, se përndryshe çmendet.

Tani merrni frymë thellë, shuheni sistemin për pak çaste dhe lëreni trurin të ftohet…po ia dolët edhe për 10 sekonda është hap i madh drejt shëndetit mendor, ama kur të rinisni mos hapni rrjetin…aty ka gjobavënës që majmen me leximin tuaj, përbuzës patologjikë, që nuk kanë me ç’merren dhe koha që iu jepni u fal grimca jete, “patriotë” të paguar, “kondrapedalë” të paguar që ju t’i lexoni e t’ju zërë ankthi deri në atë pikë sa të dorëzoheni, të pranoni se jeni të pamundur, të sfiduar, të nënshtruar…ose t’ju fusin çdo orë në një “hall” të ri, që i kaluari të harrohet ndërsa të plotfuqishmit forcojnë pushtetet e pasurohen prej hutimit e ankthit masiv.

Dhe e gjitha kjo nga krevati për në banjo, pa nisur dita, në atë mrokllën ku ngjyejmë çapat e jetës sonë me gjellën që gatuajnë mjeshtrat e PR-it. Ky është kërcënimi më i egër se zjarret, pandemia, Ballkani i Hapur, bota e mbyllur, ngrohja globale, korrupsioni e borxhet, pra kërcënimi më i madh është marrja peng e vëmendjes dhe ndërgjegjes shoqërore nga marketingu i disave.

“Kamarier, një birrë të lutem, të pi sa të harroj Bregoviçin…”

Tags: Goran BregoviçSonila Meço

JU SUGJEROJME

Aleksandër Vuçiç: Nuk do të vendosim sanksione ndaj Rusisë
Bota

Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij

28/01/2023
Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
BE

Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras

27/01/2023
Ukraina plotëson pjesën e dytë të pyetësorit për anëtarësimin në BE
Bota

Zelensky falenderon Perëndimin për tanket, por i shqetësuar “bishat” se arrijnë shumë vonë

26/01/2023
Berisha: Rama dhe Tahiri, krime kundër njerëzimit në Lazarat
Aktualitet

Berisha: Fatkeqësia e vërtetë e Shqipërisë është Edi Rama, përveç Facebook-ut të tij, nuk ka funksionuar asgjë

23/01/2023
Next Post
Përballja e banorëve të Havait me ndryshimin e klimës

Përballja e banorëve të Havait me ndryshimin e klimës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij
  • PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ
  • Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
  • Tronditëse në Gramsh, burri vret gruan dhe vëllain e tij
  • Zelensky falenderon Perëndimin për tanket, por i shqetësuar “bishat” se arrijnë shumë vonë



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In