Mësohet shuma që vodhën tre persona nga kambisti Shefqet Muça në Korçë.
Bëhet fjalë për 10 milionë lekë të vjetra, që Muça, sikundër thotë fqinji i tij, i ka mbrojtur me trupin e tij.
I shoqëruar nga gruaja dhe djali, kambisti është përleshur fizikisht me një nga autorët, që më pas me ardhjen e policisë në vendngjarje përfundoi i prangosur.
Sakaq, dy bashkëpunëtorët e të arrestuarit ndodhen ende në kërkim. Ata u larguan nga vendngjarja me shumën e parave, falë një automjeti.
Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po kryhet krehja e zonës, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e tyre.
LEXO EDHE:
Korçë – Grabitet me armë kambisti, në pranga 1 person, kërkohen bashkëpunëtorët