Kronika

Kamera i filmonte shtëpinë, zbulohet shkaku i vrasjes në Vlorë, viktima dhe autori ishin krushq





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:01 - 29/04/20 |
mapo.al

Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me vrasjen me shkop bejsbolli të Bujar Mehmetaj, 60 vjeç, gjatë paradites së sotme në Vlorë.


Policia ka identifikuar si autor të ngjarjes Jurgen Lelaj, i cili është shpallur menjëherë në kërkim.


Mësohet se shkak për sherrin është bërë vendosja e kamerave të sigurisë nga njëri prej personave të përfshirë në sherr, gjë e cila ka nxehur gjakrat. Mësohet se dy familjet kanë krushqi me njëra-tjetrën.


Konflikti nisi për faktin se kamerat e sigurisë së vendosura në shtëpi prej njërit prej tyre filmonte edhe në shtëpinë e fqinjit, gje e cila është kundërshtuar nga ky i fundit.


Por një tjetër burim i MAPO tha se autori dhe viktima kishin konflikte të mëparshme edhe për çështje pronësie.

LEXO EDHE: 

Tronditet Vlora, 60-vjeçari vritet me shkop bejsbolli nga fqinji


Etiketa: , , ,

Pas