Aktualitet

Aksidentoi rëndë të riun dhe iku nga vendngjarja, arrestohet 43-vjeçari





               Publikuar në : 12:58 - 15/12/19 |
mapo.al

Një 43-vjeçar është vendosur në pranga, pasi aksidentoi një person në Kamëz dhe u largua nga vendi i ngjarjes. Sipas njoftimit policor, bëhet fjalë për të identifikuarin me inicialet A.A, banues në Tiranë.


43-vjeçari po udhëtonte me një makinë tip “Volkswagen” në rrugën “Demokracia”, kur përplasi 33-vjeçarin me inicialet D.B. Ky i fundit raportohet se ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën.



A.A akuzohet për “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”.


Njoftmi i plotë i policisë:

Policia Rrugore e Tiranës

Aksidenton me mjet një 33-vjeçar në rrugën “Demokracia” dhe largohet nga vendi i aksidentit, por pas disa orësh punë intensive nga Policia Rrugore e Tiranës, identifikohet, kapet dhe arrestohet drejtuesi i mjetit.

Nga specialistët e qarkullimit rrugor në Komisariatin e Policisë Rrugore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: A. A., 43 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi duke qarkulluar me mjetin veturë, tip ‘”Volkswagen”, në rrugën “Demokracia”, në afërsi të degëzimit të  rrugës “Ali Asllani”, Kamëz, ka përplasur shtetasin D. B., 33 vjeç, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Pas përplasjes, drejtuesi i dyshuar i mjetit është larguar nga vendi i aksidentit. Pas disa orë punë intensive nga specialistët e Policisë Rrugore është bërë i mundur identifikimi i mjetit dhe më pas kapja dhe arrestimi i drejtuesit të mjetit.

Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugorr” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”. 


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas