Aktualitet

Kamëz/ “Benzi” përplas për vdekje 16-vjeçarin me biçikletë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 23:27 - 18/09/19 |
mapo.al

Aksident me pasojë vdekjen në aksin Kamëz-Rinas. Një 16-vjeçar i cili lëvizte me biçikletë është përplasur nga një automjet tip “Benz” dhe për pasojë ka humbur jetën. Viktimë e këtij aksidenti ka mbetur O. Ç.,16 vjeç, banues në Domje.


Policia ka arrestuar drejtuesin e automjetit A.H, 25 vjeç, banues në Kamëz.


Njoftimi i policisë


Tiranë


Nga Seksioni OPGJ-ve në Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë u bë arrestimi i shtetasit A. H.,25 vjeç, banues në Kamëz.

Arrestimi i tij u bë pasi, në rrugën, me sens lëvizjeje nga Kamza për në rrugën e Rinasit, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar me pasojë vdekjen, çiklistin shtetasin e mitur O. Ç.,16 vjeç, banues në Domje.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas