fbpx

Aktualitet

Kamëz/ Kërcënoi me jetë punonjësit e bashkisë, arrestohet 61-vjeçari





               Publikuar në : 10:55 - 08/11/19 |
mapo.al

Një 61-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se kërcënoi për shkak të detyrës punonjësit e bashkisë Kamëz.


U arrestua në flagrancë shtetasi R.S., banues në Valias i ri.



Ndërkohë, policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë dhe fishekë luftarakë.


Njoftimi i Policisë

Kamëz

Finalizohet operacioni policor i koduar “Valiasi”.

Falë ndërhyrjes së shërbimeve të patrullës të përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 5 parandalohet një ngjarje e rëndë kriminale.

Në pranga një 61-vjeçar, i cili kërcënoi për shkak të detyrës punonjësit e Bashkisë Kamëz.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë dhe fishekë luftarakë.

Shërbimet e Komisariatit Nr. 5 arrestuan në kuadër të operacionit policor të koduar “Valiasi”, shtetasin:

R. S., 61 vjeç, banues në Valias i ri, në Kamëz.

Ky shtetas është konfliktuar për shkak të detyrës me punonjësit e Bashkisë Kamëz, të cilët po kryenin punime në një tokë në kufi me tokën e shtetasit R. S. dhe gjatë momentit që ky shtetas po futej në banesë i ka kërcënuar me fjalë për jetën punonjësit e Bashkisë Kamëz.

Me marrjen dijeni për rastin, në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë dy shërbime të patrullës dhe specialistë për parandalimin dhe hetimin e krimit, të cilët kanë parandaluar përshkallëzimin e konfliktit dhe gjatë kontrollit të banesës dhe ambienteve në pronësi të këtij shtetasi, Policia gjeti një armë zjarri pushkë dhe fishekë luftarakë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. S., për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.


Etiketa: , ,

Pas