Kamëz-Parandalohet përshkallëzimi i një konflikti të ashpër mes dy personave për motive pronësie, dhe arrestohet në flagrancë një 51-vjeçar. I prangosuri është identifikuar si G.N., banues në Tiranë.
G.N., pas konfliktit për motive pronësie me G. B., me vetëgjyqësi ka qëlluar në drejtim të tij pa e lënduar, duke prishur rendin dhe qetësinë publike.
Policia reagoi dhe ndërhyri në kohë duke shmangur agravimin e situatës, si dhe sekuestroi armën e gjahut çifte, të cilën 51-vjeçari e kishte me leje.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Kanosja”, “Vetëgjyqësia” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.