Aktualitet

Kamëz – Makina merr përpara shtyllën e ndriçimit dhe përmbyset në rrugë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:11 - 30/09/20 |
mapo.al

Një aksident rrugor ka ndodhur këtë mbrëmje në dalje të Kamzës.


Burime për mediat raportojnë se një automjet është përplasur me një shtyllë ndriçimi e më pas është përmbysur në rrugë.


Sipas raportimeve, nga aksidenti ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit.



Identiteti i tij ende nuk bëhet me dije ndërsa mësohet se ky i fundit ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.


I plagosuri mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.


Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje, për të zbardhur shkaqet dhe dinamikën e aksidentit.

Dyshohet se përplasja ka ndodhur për shkak të shpejtësisë tej normave të lejuara.

 


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas