Aktualitet

Kamikazi hyn në dasmë dhe shkakton 63 viktima





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:44 - 18/08/19 |
mapo.al

Një bombë ka shpërthyer në një dasmë në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, duke vrarë 63 persona dhe duke plagosur më shumë se 180 të tjerë.


Dëshmitarët i thanë BBC-së një kamikaz shpërtheu eksploziv gjatë një ceremonie martesore.



Shpërthimi ndodhi në një zonë në perëndim të qytetit të populluar kryesisht nga muslimanët shiitë.


Talibanët mohuan që ata ishin mbrapa sulmit. Asnjë grup tjetër nuk e ka pranuar kryerjen e bombardimeve.

Militantët muslimanë sunitë, përfshirë talibanët dhe grupin e Shtetit Islamik, kanë sulmuar në mënyrë të përsëritur pakicat Shia Hazara në Afganistan dhe Pakistan.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas