fbpx

Aktualitet

Kamioni me 39 viktima, Kryeministri Johnson: Jam i tmerruar





               Publikuar në : 15:29 - 23/10/19 |
mapo.al

Kryeministri britanik, Boris Johnson reagoi pas ngjarjes së rëndë, ku 39 persona u gjetën pa jetë në kamion.


“Jam i tmerruar nga incidenti tragjik në Essex. Shpreh ngushëllimet e mia për ata që kanë humbur jetën dhe për të afërmit e tyre”, shkroi Boris Johnson në një mesazh në Twitter.



Policia britanike njoftoi sot se shërbimet e urgjencës kishin gjetur dhe rikuperuar trupat e 39 personave nga një kamion, që besohet se ka mbërritur nga Bullgaria.

Policia e Essexit tha se po heton për të zbardhur shkaqet e vdekjes së 39 personave në kamion, në parkun industrial ”Waterglade”, afër qytetit të Grays.

Lexo edhe:

Britani/ 39 persona të vdekur brenda një kamioni, arrestohet shoferi


Etiketa: , , , ,

Pas