Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Thumanë – Krujë (Fushë Krujë).
Një kamion është përplasur me një makinë tip “Opel”, dhe për pasojë ka ndërruar jetë një person, si dhe janë plagosur rëndë dy të tjerë.
Viktima rezulton një grua rreth 40 vjeçe, ende e paidentifikuar, pasagjere në “Opel”.
Raportohet se makina hyri në parakalim të gabuar, kur u përplas me kamionin. Megjithatë, Policia bën me dije se drejtuesi i kamionit është shoqëruar në komisariat.
Njoftimi i Policisë:
Krujë/Informacion paraprak
Më datë 23.11.2020, në orën 11:10, në aksin rrugor Thumanë -Krujë, janë përfshirë në aksident rrugor një mjet tip “Trajler” me një mjet tip “Opel” dhe për pasojë ka ndërruar jetë një shtetase rreth 40 vjeçe (ende e paidentifikuar pasagjere në mjetin tip “Opel”) dhe janë lënduar 2 shtetas, të cilët janë dërguar në spital. Drejtuesi i mjetit tip “Trajler” është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.