Një vajzë e mitur 14-vjeçe është plagosur mbrëmjen e sotme si pasojë e një aksidenti te zona e “Astirit”. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:10, në rrugën “Tom Plezha”. E plagosura është me inicialet E. S.
Mapo.al publikon pamjet e momentit kur qytetarët i kanë shkuar me shpejtësi në ndihmë të miturës, që e përplasi kamioni. Vajza është transportuar në spital dhe sipas policisë paraprakisht nuk ka rrezik për jetën.
Policia thekson se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit, ndërsa pritet që të merret në pyetje drejtuesi i kamionit me inicialet M.L.