Një aksident tragjik në Kinën Lindore i ka marrë jetën 11 personave dhe ka plagosur 19 të tjerë.
Ngjarja ka ndodhur gjatë mesnatës, në provincën Jiangsu, në veri të Shangait.
Mediat e huaja raportojnë se një kamion është përplasur me një autobus, dhe se janë regjistruar të paktën 11 viktima e 19 të plagosur.
Shkak i këtij aksidenti duket se është bërë përplasja e kamionit me një pengesë sigurie, dhe humbja e kontrollit të drejtuesit të mjetit.
Autobusi i pasagjerëve po udhëtonte midis Shangait dhe Jiangsu, raporton agjencia zyrtare e lajmeve Xinhua.
Shkaqet e aksidenteve me përmasa të tilla në Kinë janë shpesh shpejtësia, kalimi i rrezikshëm, automjetet e mirëmbajtura keq dhe drejtuesit e lodhur.
Sipas Byrosë Kombëtare të Statistikave, në vitin 2019 u regjistruan 248,000 aksidente me gati 63, 000 vdekje.