Aktualitet

“Kampionati do të luhet”/ Duka: Edi Reja? Kombëtarja të marrë 6 pikë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:22 - 19/10/20 |
mapo.al

Bojkoti dhe ligji i ri i sportit mbetet një temë hapur dhe çështja më e rëndësishme e futbollit shqiptar në vitet e fundit.






Pavarësisht se palët thyen akullin pak ditë më parë në atë takim në Ministrinë e Financave, askush nuk është i qartë se kur Liga Profesionistëve do t’i jap fund bojkotit të ndërmarrë.


Sigurisht që futbolli do të rikthehet në fushë por mbetet për t’u parë se kur. Armand Duka, presidenti i FSHF, i cili sot ishte në një takim me rektorin e Universitetit të Sportit, ka folur për këtë temë dhe për të ardhmen e Edi Reja, i përfunduar nën akuzë pa rezultateve negative në tre ndeshjet e fundit.







“Dua të falënderoj presidentin që organizoi këtë vizitë sot. Bashkëpunimi është i domosdoshëm, jo vetëm me Universitetin e Sporteve por dhe me çdo institucion tjetër edukimi sportiv, apo edukimi të profesioneve që i shërbejnë futbollit. Kemi interes për këtë bashkëpunim, për të siguruar të ardhmen e futbollit.




Në bashkëpunim me Profesor Agron Kasën do të organizojmë disa jo kurse thjesht spontane, por duke e futur në shkolla dhe master, për të përgatitur specialitet si përgatitësi fizik, videoanalisti apo specialistë të tjerë që i duhen skuadrave dhe futbollit modern.



Kampionati? Patjetër që do të luhet. Politika në Shqipëri nuk ka pasur prioritet asnjë lloj sporti, nuk ka pasur strategji, nuk ka politika të mirëfillta, vetëm ka shfrytëzuar ndonjë rezultat të arritur.

Duhet politikë, strategji shtetërore për zhvillimin e sportit. Një nga themelet padyshim që janë financat dhe Ligji i Sponsorizimeve do ishte një hap, një dritë jeshile për të thënë që ne po mendojmë. Nuk është se do na shpallë kampionë Evrope, por do të ishte një hap përpara”, tha Duka.

Sa i takon ecurisë së kombëtares, teksa janë luajtur edhe dy ndeshjet e radhës të muajit Tetor për Ligën e Kombeve, Duka u shpreh i kënaqur me lojën e kuqezinjve. Kreu i FSHF tha se kombëtarja synon 6 pikë në dy ndeshjet e fundit të muajit Nëntor kundër Bjellorusisë dhe Kazakistanit në “Air Albania Stadium”.

“Reja? Nuk ka asnjë plan rezervë, trajneri do të vazhdojë të përgatisë dy ndeshjet e radhës dhe duam të marrim gjashtë pikë. Nuk mund të jemi të lumtur me pikët e marra në katër ndeshjet e para, por nuk mund t’i quaj paraqitje absolutisht negative.

Dy ndeshjet në transfertë, të fundit, i luajtëm më mirë se ajo kundër Lituanisë. Nuk janë ndeshje të lehta, por ne jemi të ndërgjegjshëm që steka e Shqipërisë sot është lart dhe ne mërzitemi shumë kur humbim jashtë apo kur barazojmë. Dikur lumturoheshim kur humbnin me një gol diferencë. Në dy ndeshjet e radhës në nëntor ne duhet të sigurojmë vendin e parë.

Lojtarët e rinj? Shumë mirë që janë afruar për të luajtur, Nations League është kompeticioni më i mundshëm t’i aktivizosh. Të gjithë më kanë pëlqyer, janë e ardhmja e Shqipërisë dhe do jenë ata që do luajnë me Shqipërinë për objektivin e Euro 2024″, tha Duka mes të tjerash.

1


Etiketa: , , ,

Pas