Sport

Kampionati i Minifutbollit Shqiptar nis edicionin e 8-të














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:35 - 01/04/21 |
mapo.al

Kampionati i Minifutbollit Shqiptar nis edicionin e 8 -të

Administratori Kadiu: Do të sjellim normalitet në gjendjen fizike dhe psikologjike që ka përkeqësuar Pandemia

Nën moton , “Sporti si një vlerë e shtuar” Shoqata Sportive e Minifutbollit shqiptar hapi edicionin e 8-të të Kampionatit të Futbollit Amator.





Ky edicion i kampionatit i dedikohet mbështetjes së përpjekjeve për përballimin e pandemisë COVID 19.


Këtë vit marrin pjesë 24 ekipe, lojtarët vijnë nga qyteti i Tiranës dhe i përkasin moshës 20 deri 60 vjeç.




Kampionati do të zgjasë 4 javë dhe zhvillohet në fushat e kompleksit Sportiv Ali Demi në kryeqytet. Presidenti i Akademisë “Ali Demi” z. Ergys KADIU thotë, se këtë vit megjithë kërkesat e drejtuara, ka qene e pamundur të rritej numri i ekipeve pjesëmarrëse, për shkak të situatës së rëndë që po kalojmë.


Ai thekson se zhvillimi dhe organizmi i sportit të futbollit në masivitet është një ndër qëllimet e hershme të shoqatës.
Çmimi i rezervuar për fituesit e vendit të parë është 4 mijë euro, çmimi dytë 3 mije euro dhe 2 mijë euro çmimi i tretë.


Në ditën e hedhjes së shortit ishin të pranishëm nën rregullat e distancimit social lojtarë të kampionatit dhe mbështetës të këtij sporti. 3 prej ekipeve pjesmarrrëse startuan kampionatin menjëherë pas hedhjes së shorteut.

Shoqata Sportive e Minifutbollit Shqiptar, është themeluar në 15 Qershor 2001 dhe ka lindur si nevojë për të zyrtarizuar sportin e futbollit dhe të minifutbollit.

Në fjalën e tij Presidenti i shoqatës së Minifutbollit shqiptar z. Klodian Kadiu tha se ‘’E ardhmja në duart e mia’’ është aktiviteti i rradhës që Shoqata organizon, me shpresën për të sjellë sado pak normalitet në këtë periudhë sfiduese, duke i ofruar banorëve sportin si mekanizëm për përmirësimin e gjendjes fizike dhe psikologjike.

 

1



Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas