Aktualitet

Kampionët e Europës humbin në Madrid, Dortmundi fiton me një djalosh





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 23:15 - 18/02/20 |
mapo.al

Atletico Madridi ka triumfuar përballë Liverpoolit në Wanda Metropolitano, në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.


Pas një krosimi nga këndi, Saul reagoi më së miri në zonë duke e zhbllokuar rezultatin nē minutën e 4. Szymon Marciniak gjyqtari e rishikoi përmes sistemit VAR për pozitë jashtë loje, por u konfirmua se goli ishte i rregullt.



Salah u tregua i rrezikshëm, mirëpo rezultati mbeti i pandryshuar dhe Los Rojiblancos shkuan në pushim me epërsi prej një goli.


Një shans shumë të mirë shënimi, Mohamed Salah e pati në pjesën e dytë. Pas një harkimi në zonë, ai goditi për mrekulli me kokë, mirëpo topi shkoi pranë shtyllës. Gjithçka u mbyll 1 me 0 për Atleticon.

Dortmundi

Spektakli në ndeshjen Dortmund-PSG ishte në pjesën e dyte.

Të parët rrezikuan francezët me Kylian Mbappe, i cili gjuan bukur, por Roman Burki ishte në vend në minutën e 66-të.

Goli erdhi në minutën e 69-të.  Erling Haaland shënoi, ku një top i kthyer nga portieri u ndal para këmbëve të tij, ndërsa ai e shtyri topin në rrjetë (1-0).

Por nuk vonoi shumë dhe Neymar barazoi shifrat në minutën e 75-të. Një aksion individual i Mbappe nga e djathta ku kaloi tre lojtarë gjerman, për të pasuar për Neymar që shënoi në portën e zbrazët (1-1).

Por Haaland e ktheu menjëherë epërsinë e Dortmund vetëm pas dy minutash (2-1).

Goli erdhi nga një goditje e fortë nga jashtë zonë e norvegjezit për të shënuar një super gol.

 


Etiketa:

Pas