fbpx

Aktualitet

Kampioni i boksit shpërthen në lot: Të mos kesh një pjatë gjellë





               Publikuar në : 09:18 - 20/11/19 |
mapo.al

Klevis Çelaj është një nga sportistët më të talentuar në vend. Ai në tetor fitoi titullin kombëtar “Kampion i boksit”.


Por pakkush ka ditur të jetën e tij të vështirë…derisa e rrëfeu vetë  në emisionin “Historia ime”, të gazetares Mirela Milori. Ai tha se vjen nga një familje e varfër dhe i është dashur të punojë që në moshë të vogël. Kushtet e vështira e kanë detyruar që të mos vazhdojë as gjimnazin. Për të mbajtur familjen, ai ka punuar në baret e qytetit të Vlorës që në moshën 12-vjeçare.



Kampioni jeton në një shtëpi të vjetër me nënën, babain, motrën dhe tezen e cila ka shumë probleme shëndetësore. Të gjithë presin prej tij… Skamja dhe varfëria nuk e mundën kampionin Çelaj, i cili vetë u shpreh se “zgjodha të isha sportist dhe jo hajdut”.


“E kam nisur gjithçka në mënyrë autodidakte, me dy doreza dhe një thes të dhuruar nga dashamirës. Jam stervitur vetëm në natyrë”, u shpreh ai.

Të fitonte titullin kampion kombëtar nuk ishte e lehtë. I janë dashur disa vite stërvitje intensive dhe një dietë rigoroze për rënien nga pesha. Çelaj pas kësaj fitoreje, u shpërblye vetëm me 14 mijë Lekë, të cilat në fund nuk i dolën as për të blerë një palë doreza boksi.

Pjesë nga biseda

Mirela Milori: Ti ke marrë një farë shpërblimi që dole kampion?

Klevis Çelaj: Kam marrë 140 mijë Lekë..

Mirela Milori: 140 mijë Lekë të vjetra apo të reja?

Klevis Çelaj: Të vjetra..

Mirela Milori: 140 mijë Lekë të vjetra, ke marrë që dole kampion?

Klevis Çelaj: Aq kam marrë..

Mirela Milori: Në jetë tënde ke pasur momente të vështira mesa di?

Klevis Çelaj: Po plot, sa të duash, pafund..

Mirela Milori: Cilat kanë qenë, nëse mund ti ndash me ne?

Klevis Çelaj: Po ja të shikosh motrën e vogël, të kesh një pjatë gjellë dhe të shkosh 5 veta në shtëpi , s’di kujt t’ja japësh më përpara atë pjatë. Jam menduar, kujt t’ja jap më përpara. (Qan)

Mirela Milori: Për çfarë të vjen keq që nuk ke në jetën tënde?

Klevis Çelaj: Më vjen keq që jam 30 vjeç dhe s’kam dalë njëherë jashtë shtetit. Se kam kaluar ndonjëherë, vetëm brenda Shqipërisë, s’kam bërë asgjë, kam vuajtur shumë… Zakonisht mundohem që mos i’ua shpreh njerëzve, vetëm buzëqesh sado përbrenda jam…

 


Etiketa: , , , ,

Pas