Zbulohen dhe asgjesohen fidanë kanabisi në Prrenjas. Bimët narkotike u gjetën të kultivuara në përroin e Gostimës, pranë fshatit Sopot.
Policia bëri ndalimin e shtetasit: L.T., 30 vjeç, banues në Prrenjas.
Në përfundim të veprimeve u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit: N.Nj., pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin L.T., kanë kultivuar bimë narkotike, si dhe D.V., dhe N.A., inspektorë pyjor pranë Drejtorisë Shërbimit Pyjor Prrenjas dhe D.B., kryeplaku i fshatit Sopot, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprimet e mëtejshme.