Friday, June 10, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Kancelari gjerman do të vizitojë Ballkanin Perëndimor në muajin qershor

Olaf Scholz tha se do të marrë pjesë në samitin e BE-së në fund të majit qershor, “me mesazhin e qartë se Ballkani Perëndimor i përket Bashkimit Evropian”

by us er1
19/05/2022
in Aktualitet, BE, Politika
0

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka deklaruar se do të udhëtojë në Ballkanin Perëndimor përpara se të mbahet një takim i Këshillit Evropian muajin e ardhshëm, duke përcjellë mesazhin se rajoni i përket Bashkimit Evropian.

Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor me aspirata për anëtarësim në BE, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, janë angazhuar në procesin e reformave shumëvjeçare, u tha Scholz ligjvënësve në Berlin të enjten.

“Nderimi i angazhimeve tona ndaj tyre nuk është vetëm një çështje e besueshmërisë sonë. Sot më shumë se kurrë, integrimi i tyre është edhe në interesat tona strategjike”, tha ai, duke vënë në dukje ndikimin e “fuqive të jashtme” në rajon, përfshirë Rusinë.

Gjatë muajit prill, Scholz ka bërë thirrje që përpjekjet e vendeve të Ballkanit Perëndimor për t’u bashkuar me BE-në të përshpejtohen, në mes të një “epoke të re”, që vjen pas pushtimit rus të Ukrainës.

Në tetor të vitit të kaluar, liderët e BE-së në një samit në Slloveni përsëritën “angazhimin e tyre ndaj procesit të zgjerimit”, duke zhgënjyer gjashtë kandidatët për anëtarësim në BE, të cilët kishin shpresuar për një afat konkret.

Kancelari gjerman tha të enjten se do të marrë pjesë në samitin e BE-së në fund të majit qershor, “me mesazhin e qartë se Ballkani Perëndimor i përket Bashkimit Evropian”.

Më herët të enjten, Scholz tha se nuk ka “asnjë rrugë të shkurtër” për anëtarësimin e Ukrainës në BE, duke shtuar se një përjashtim për Kievin do të ishte i padrejtë për vendet e Ballkanit Perëndimor, që gjithashtu kërkojnë anëtarësim.

“Procesi i anëtarësimit nuk është një çështje e disa muajve apo viteve,” tha ai, duke sshtuar se blloku duhet të gjejë një mënyrë “të shpejtë dhe pragmatike” për të ndihmuar Kievin.

Ukraina ka bërë thirrje që statusi i saj kandidat në BE të shqyrtohet në mënyrë të përshpejtuar, pas pushtimit rus që ka shkatërruar vendin.

Emmanuel Macron, presidenti i Francës, ka thënë gjithashtu se do të duhen “dekada” që Ukraina të anëtarësohet në BE, ndërsa Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy e quajti këtë “të padrejtë”./Liberale.al

Tags: Olaf Scholz

JU SUGJEROJME

Vajza 3-vjeçare bie nga ballkoni dhe vdes, babai i saj humbi jetën në një aksident
Aktualitet

Fëmija 2 vjeç bie nga kati i pestë dhe vdes

10/06/2022
OKB paralajmëron rritjen e urisë kronike për shkak të luftës në Ukrainë
Bota

OKB paralajmëron rritjen e urisë kronike për shkak të luftës në Ukrainë

10/06/2022
GJKKO konfiskon pasurinë e deputetit demokrat, Kasem Mahmutaj
Aktualitet

Goditet banda italo-shqiptare, sekuestron 500 mijë € dhe 9 të arrestuar, të përfshirë edhe mjekë

10/06/2022
Ambasada jep njoftimin e rëndësishëm për shqiptarët që udhëtojnë drejt Gjermanisë
Aktualitet

Ambasada jep njoftimin e rëndësishëm për shqiptarët që udhëtojnë drejt Gjermanisë

10/06/2022
Next Post
Shkeli arrestin e shtëpisë, i riu bie sërish në burg

Vdes punëtori në Kavajë, pranga administratorit 27-vjeçar të pallatit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Fëmija 2 vjeç bie nga kati i pestë dhe vdes
  • OKB paralajmëron rritjen e urisë kronike për shkak të luftës në Ukrainë
  • Goditet banda italo-shqiptare, sekuestron 500 mijë € dhe 9 të arrestuar, të përfshirë edhe mjekë
  • Ambasada jep njoftimin e rëndësishëm për shqiptarët që udhëtojnë drejt Gjermanisë
  • Horoskopi për ditën e shtunë, 11 qershor 2022



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In