Kancelari gjerman Olaf Scholz i ka bërë thirrje Turqisë që të përmbahet nga provokimet e Greqisë, pasi tensionet mes dy vendeve janë ndezur.
“Kancelari është e mendimit se duke pasur parasysh situatën aktuale, është e nevojshme që të gjithë aleatët e NATO-s të qëndrojnë së bashku dhe të përmbahen nga provokimet mes tyre. Pushtimi i hapësirës ajrore greke dhe fluturimi mbi ishujt grekë nuk është në rregull, duket kundërproduktive dhe kundër frymës së aleancës”, tha zëdhënësi i kancelarit.
Ndërkohë, Turqia dhe Greqia, të dyja aleatë të NATO-s, kanë qenë prej kohësh në mosmarrëveshje për një mori çështjesh si kufijtë detarë, shtrirja e rafteve të tyre kontinentale dhe hapësirës ajrore dhe marrëdhëniet me Qipron e ndarë etnikisht.