Aktualitet

Kandidat për deputet/ Xhelal Mziu jep dorëheqjen si kryetar i PD në Kamzë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:34 - 06/07/20 |
mapo.al

Ish-kryebashkiaku i Kamzës Xhelal Mziu, ka dhënë ditën e sotme dorëheqjen nga drejtimi i degës së PD në atë zonë, duke shfaqur kështu ambicien për të kandiduar për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2021.






Burime nga mbledhja e degës së PD-së në Kamzë pohuan për mediat se  Mziu është shprehur se synimi i tij është sërish bashkia, por nuk e përjashtoi kandidimin për deputet nëse propozohet nga baza.


Më herët kanë dhënë dorëheqjen nga drejtimi i degës së partisë edhe kryetari i PD-së në Korçë dhe Fier. Kjo pasi sipas, udhëzimit të PD-së, çdo kryetar dhe sekretar dege që kërkon të garojë për deputet apo kryebashkiak, duhet të japë më parë dorëheqjen nga posti që mban.







1







Etiketa: , , ,

Pas