Kryesore

Kandidatët e PD, sot demokratët votojnë në Qarkun e Dibrës








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:25 - 26/09/20 |
mapo.al

Demokratët e Dibrës votojnë sot (26 shtator) për 22 kandidatët që ka kualifikuar komisioni i vlerësimit në PD si të përshtatshëm për të qenë në listat e selisë blu për deputetë dhe kryetar bashkie.


Në degën Mat të qarkut të Dibrës është Basir Çupa, Dea Kaziu, Denisa Vata, Dhurata Çupi, Kreshnik Çollaku, Lindita Doda, Nezir Rizvani.


Ndërkohë, në degën e Bulqizës do të votohen nga anëtarësia 6 kandidatë: Bardhyl Rama, Durim Balla, Edmond Isaku, Fllanxa Losha, Muis Llanaj, Petrit Doda.




Ndërkaq, në Dibër komisioni i seleksionimit ka përzgjedhur 9 kandidatë: Agron Qoku, Albert Kojku, Bajram Balliu, Ilir Hysa, Jeton Kaloshi, Luan Haka, Mirela Mazari, Nehat Çollaku, Xhemal Gjunkshi.


Votimi fillon sot në orën 10:00 dhe përfundon në orën 18:00. Kujtojmë që në zgjedhjet e ardhshme Dibra prodhon 5 vende në Parlament.


Etiketa: ,

Pas