Kryesore

Kandidatët nga anëtarësia/ PD nis votimin në të gjithë vendin, ja kalendari për 12 qarqet







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:28 - 23/09/20 |
mapo.al

Anëtarësia e Partisë Demokratike nis këtë javë votimin për kandidatët potencialë për deputetë. Kjo është hera e parë që anëtarët e një partie politike në Shqipëri propozojnë dhe votojnë për ata që duan t’i përfaqësojnë në parlament. Votimi është menduar të bëhet çdo ditë në 1 qark dhe do të zgjasë rreth 2 javë.


Kalendari i votimeve


Qarku Kukës – 25 Shtator
Qarku Dibër – 26 Shtator
Qarku Gjirokastër – 27 Shtator
Qarku Berat – 28 Shtator
Qarku Shkodër – 30 Shtator
Qarku Lezhë – 1 Tetor
Qarku Durrës – 3 Tetor
Qarku Elbasan – 4 Tetor
Qarku Vlorë – 5 Tetor
Qarku Korçë – 7 Tetor
Qarku Fier – 8 Tetor
Qarku Tiranë – 10 Tetor



Kandidatët që shkojnë për votim janë rreth 400, nga 1000 që ishte numri i tyre në fazën e parë të vlerësimit. Ata u përzgjedhën nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve, të cilët kanë shqyrtuar, fillimisht, kriteret formale.


Pas mbylljes së procesit të votimit nga anëtarësia, Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve do të mblidhet sërish për të vlerësuar në mënyrë përfundimtare kandidatët mbi kriterin e performancës politike dhe maksimalizimin e votës./Mapo.al/



Etiketa: , , ,

Pas