Është konfirmuar në detyrë prokurori i Krimeve të Rënda Olsian Çela, i cili është njëherësh dhe kandidat për postin e Kryeprokurorit.
Trupa gjykuese që dha vendimin në favor të tij përbëhet nga Lulzim Hamitaj, në cilësinë e kryetarit, anëtarja Brunilda Bekteshi dhe relatori Ilia Komici.
Çela ka një karrierë të gjatë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ndërsa e ka drejtuar atë në vitet 2008-2012.
Sa i takon vlerësimit të pasurisë, referuar përgjigjes së ILDKPI-së, Komisioni i Kualifikimit deklaron se prokurori Çela ka bërë deklarim të saktë dhe nuk ka fshehur pasurinë.