Aktualitet

Kandidatja e LSI, Aurela Agalliu Kalivaçi: Do të dalim force e parë në Berat














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:09 - 06/04/21 |
mapo.al

Aurela Agalliu Kalivaçi, psikologe me profesion dhe kandidon për herë të parë për deputete nën siglën e LSI-së dhe pjesë e listës së qarkut Berat. Në intervistën për gazetën “Telegraf”, ajo thotë se ”Aryeja pse pranova të jem në LSI është programi, të cilit unë i besoj shumë. LSI-ja ka një program, i cili është shumë i vlefshëm për të pasur një qeverisje të mirë”.





Intervista e plotë


Zonja Agalliu, është hera e parë që konkuroni si kandidate për deputete me LSI. Pse pikërisht me LSI?




Po për mua është hera e parë që kandidoj si deputete dhe angazhohem në aspektin politik. Aryeja pse pranova të jem në LSI është programi, të cilit unë i besoj shumë. LSI ka një program, i cili është shumë i vlefshëm për të pasur një qeverisje të mirë, duke plotësuar nevojat që shqiptarët kanë aktualisht. Jo vetëm kaq, por ndër vite Lëvizja Socialiste për Integrim, ka ditur të mbështesë të rinjtë dhe t’u japë atyre mundësinë të integrohen siç duhet në jetën profesionale dhe sociale. Ne jemi të bindur se LSI do të dalë forcë e parë në Berat, sepse ka kandidatë dinjitoz dhe, sepse njerëzit besojnë në programin tonë. Ne kemi ditur të tregojmë se dimë t’i mbajmë premtimet.


Karakteristika e kandidatëve për deputetë të LSI-së është se shumica janë të rinj dhe intelektualë, ndryshe nga çdo parti politike në Shqipëri. Sipas jush, pse LSI mbështet të rinjtë e të rejat, që të kenë protagonistë në politikë?


LSI i ka mbështetur gjithmonë të rinjtë, kjo është e faktuar tashmë, sepse misioni dhe vizioni i saj është të ofrojë një përfaqësim dinjitoz për të rinjtë e vendit dhe kush më mirë se kandidatët e rinj të mirë arsimuar, të ndershëm dhe me vizione të qarta mundet t’i përfaqësojnë ata. Nuk duhet të harroni se LSI gjithmonë i ka pasur prioritet të rinjtë, duke u dhënë atyre mundësinë të ndihen të përfaqësuar dhe të punojnë dhe jetojnë në vendin e tyre. Kjo është edhe sfida jonë në lidhje me atë çfarë duam të bëjmë për Shqipërinë, e cila sot rrezikon shpopullimin.

Nëse pyesim të rinjtë, shumica shprehin spekticizëm, mosbesim tek politika se mund të ndryshojë diçka për ata dhe Shqipërinë. Çfarë duhet të ndryshohet, që politika të rifitojë besimin e të rinjve dhe të rejave?

Të rinjtë kanë shumë të drejtë të ndihen kështu, sepse realiteti është vërtet i hidhur. Po t’i pyesni, do kuptoni vështirësitë me të cilat përballen çdo ditë. Nëse nuk ka mundësi punësimi, nëse nuk kanë arsim cilësor, nëse vendet e punës janë për militantët e partive dhe jo për ata që realisht e meritojnë, sigurisht që do të jenë të zhgënjyer. Për këtë arsye ne i bëjmë thirrje të rinjve të na besojnë dhe të na votojnë, sepse ne do ju kthejmë shpresën.

Lexo edhe :  Naço flet sërish për ftesën e Ramës: LSI thoshte Luli gënjen edhe për orën

Sot mbi 70% e të rinjve e të rejave shprehin dëshirën të emigrojnë nga Shqipëria dhe ata që studiojnë jashtë nuk rikthehen më të punojnë në Shqipëri. Kjo është pasojë e fenomenit të globalizmit, apo kush fajësohet?

Ky është tërësisht problem i qeverisjes qëndrore, e cila nuk ka ditur t’i ofrojë mundësinë për punësim, arsimim cilësor dhe shtet ligjor. Ne jemi një vend në nivel të lartë korrupsioni dhe kjo është një arsye e fortë pse ata duan të largohen. Aryeja pse pranova të jem në LSI është program, të cilit unë i besoj shumë. LSI ka një program, i cili është shumë i vlefshëm për të pasur një qeverisje të mirë, duke plotësuar nevojat që shqiptarët kanë aktualisht.

Meritokracia e bazuar në aftësitë intelektuale dhe profesionale është shpërfillur në këto 30 vite të tranzicionit, prandaj të rinjtë e të rejat nuk kanë besim, shpresë dhe motiv të qëndrojnë e të punojnë në Shqipëri. Si dhe sa mund të ndryshohet ky realitet?

LSI në misionin dhe vizionin e saj ka meritokrancinë dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Ky realitet do të ndryshojë, duke qeverisur me të rinj dhe figura dinjitoze, me njerëz që duan të sjellin ndryshimin dhe Lëvizja Socialiste për Integrim e ka treguar këtë.

Në Shqipëri, që të kesh pasuri, duhet të bëhesh politikan. Që të kesh biznes të suksesshëm, duhet të bëhesh politikan. Kjo është politikëbërja në vendin tonë? Mendoni se do të ndryshojë kjo pas 26 prillit? Nëse po, si mund ta besojmë?

Politika nuk të bën të pasur, të jesh politikan së pari: duhet të jesh i ndershëm dhe i drejtë. Një politikan duhet të dijë t’i shërbejë vendit përmes pokitikave të dobishme dhe me qëllim krijimin e një qeverije të duhur për vendin. Kandidatura ime dhe e shumë të rinjve në LSI është vetëm në këtë pikëpamje, duke u bazuar në vlerat që LSI ka dhe prezanton.

Pse LSI do të ketë rezultate zgjedhore më të mira në Qarkun e Beratit? Rilindja ka pushtetin vendor dhe qëndror dhe shumë të tjera përparësi, që mund të joshë votuesit…

Nuk mund të flasim aktualisht për një pushtet vendor, sepse ai nuk është zgjedhja e qytetarëve. Ne jemi të bindur se LSI do të dalë forcë e parë në Berat, sepse ka kandidatë dinjitozë dhe sepse njerëzit besojnë në programin tonë. Ne kemi ditur të tregojmë se dimë t’i mbajmë premtimet dhe t’i bëjmë realitet ato. Rilindja e ka zhytur vendin në varfëri ekstreme dhe qytetarët e duan ndryshimin më shumë se kurrë.

1


Etiketa: , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas