Kandidatja e PD në qarkun e Tiranës, Lediana Fratari, ka dorëzuar një kërkesë në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve, lidhur me parregullsitë e konstatuara sipas saj në procesin e nuëmrimit të votave për kandidatët e partive politike.
Fratari ka kërkuar rinumërim të votave në KZAZ nr. 47.
Kandidatja demokrate pretendon se nuk i janë numëruar votat në emrin e saj, duke theksuar se është votuar më shumë nga çfarë reflektohet.
Në padinë e depozituar në KQZ, Fratari thotë se ka mospërputhje të procesverbalëve me rezultatet e publikuara.