Aktualitet

Kandidatja për KE: Në fokus negociatat me Tiranën e Shkupin







               Publikuar në : 18:49 - 15/07/19 |
mapo.al

Kandidatja për kryetare të Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen tha se mbetej e përkushtuar në fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian të Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut.


Në përgjigjen e pyetjes së grupit të Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve (SD), në Parlamentin Evropian, Von Der Leyen tha: “Jam e përkushtuar në fillimin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për anëtarësim të ardhshëm në BE”.

“Ballkani Perëndimor duhet të kuptohet më seriozisht”, – porosit Von der Leyen, që mbështet dyert e hapura drejt vendeve të Evropës Lindore dhe Ballkanit Perëndimor, që kërkojnë anëtarësim në BE.

Ndërkohë, në një letër për social-demokratët, në vigjilje të votimit të nesërm në Parlamentin Europian për zgjedhjen e saj në funksionin e presidentit të Komisionit Europian, Von der Leyen tha se po planifikon të propozojë një pakt të ri të BE-së për migrimin dhe azilin.

“Na nevojitet mënyrë e re e risistemimit të ngarkesës. Na nevojitet edhe fillim i ri”, – thotë ajo.


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas