Thursday, October 5, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Kandidatura e Përparim Kalos për President merr mbështetjen e Dhomës së Tregtisë

by us er1
12/05/2022
in Kryesore, Politika
0

“Gara” e emrave për të marrë postin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë vijon të bëhet akoma më interesante. Biznesi me sa duket po mbështet vetëm një emër. Mbështetje e plotë për kandidaturën e Z.Përparim Kalo. Pas Dhomës Italiane të Tregtisë është Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë ajo që i ka dërguar një shkresë mbështetëse Kuvendit të Shqipërisë dhe kryetarëve të Partive politike.

Në shkresë thuhet:



“Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë në vendimin e fundit të kryesisë së këtij institucioni të datës 11 maj 2022,  është në mbështetje të propozimit të organizatave të shoqërisë civile dhe dhomës së sipërmarrësve  Italianë në Shqipëri për kandidaturën e Z.Përparim Kalo për President të Republikës së Shqipërisë.

 Kryesia e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, në mbledhjen e saj të datës 11 Maj 2022, vendosi:

“Të vlerësojë ftesën e hapur që politika dhe institucionet e rëndësishme të shtetit i kanë bërë shoqërisë civile dhe organizatave të biznesit në lidhje me zgjedhjen e Presidentit të Republikës.

Të vlerësojë pozitivisht dhe mbështesë propozimin e 10 organizatave të njohura të shoqërisë civile dhe dhomës së sipërmarrësve Italianë në Shqipëri, për kandidaturën e Z. Përparim KALO për postin e lartë të Kryetarit të Shtetit. Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë- Tiranë  është dëshmitare e reputacionit dhe përvojës së tij të gjatë dhe kontributit të veçantë si jurist dhe veprimtar aktiv në mbështetje të organizatave të biznesit, si në kuadrin e përmirësimit të legjislacionit shqiptar, sidomos atij tregtar dhe në përmirësimin e klimës së biznesit e të investimeve, nëpërmjet lobimit dhe rekomandimeve të vazhdueshme si anëtar i disa bordeve të organizatave të biznesit.

Jemi të bindur se me figurën e tij publike, të pandikuar politikisht ai mund të realizojë atë që kërkohet më shumë se kurrë sot, qëndrimin mbi palët, në mbrojtje të rendit kushtetues, që justifikon plotësisht ushtrimin e funksioneve të rëndësishme që ka Presidenti i Republikës.

Vlerësimi i kësaj kandidature do ti jepte shpresë jo vetëm biznesit por edhe më gjerë organizatave të shoqërisë civile, se tashmë zhvillimi i ekonomisë mbi baza sa më të qarta dhe të shëndosha kushtetuese e ligjore fillon me vendosjen në krye të shtetit të një personi që ka të gjitha parametrat e duhura për të luajtur në mënyrën më të mirë rolin e Presidentit”.

Përparim Kalo është themelues i zyrës së avokatisë KALO & ASSOCIATES (1994), përfaqësuese edhe e shume kompanive Forture 500 and Fortune 100, si dhe këshilltar i organizatave ndërkombëtare dhe agjensive të zhvillimit, si BANKËS BOTËRORE, BERZH, USAID, SIDA, DANIDA, ADA, Albanian-American Development Foundation (AADF), etj., dhe këshilltar i disa ambasadave të akredituara në vendin tonë, si Ambasada e Austrisë, Gjermanisë Federale, Britanisë së Madhe, Japonisë, Vendeve të Ulëta, Danimarkës, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, etj.

Ai ka luajtur rol aktiv dhe të shquar në përmirësimin e klimës së biznesit dhe ne forcimin e parimeve demokratike korporative dhe në fuqizimin e këtyre organizatave duke qenë vazhdimisht i zgjedhur në forumet drejtuese të organizatave të biznesit, si Dhoma Amerikane e Tregtisë, Shoqata e Austrisë, Shoqata e Investitorëve të Huaj, Dhoma Italiane e Tregtisë, Dhoma Japoneze, Dhoma Franceze, Shoqata për Dialog Biznes-Parlament.

Tags: Dhoma e TregtisëPerparim KaloPresident

JU SUGJEROJME

Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
Jurisprudencë

Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës

19/06/2023
Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
Kryesore

Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen

08/06/2023
Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
Kryesore

Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë

06/06/2023
Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues
Economi

Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues

05/06/2023
Next Post
Ja sesi po parandalohen vetëvrasjet në Spanjë

Ja sesi po parandalohen vetëvrasjet në Spanjë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
  • Mevlan Shanaj në UET: Nuk bëhesh dot artist, nëse nuk je i sëmurë nga dëshira për t’u bërë
  • Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
  • Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
  • Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In