Ambasada Amerikane i është përgjigjur Prokurorisë lidhur me kërkesën për informacione mbi Tom Doshin. Përgjigjja vjen pasi organi i akuzës kërkoi informacione lidhur me kandidatin e kreut të PSD-së në Tiranë dhe Shkodër
Institucioni i akuzës është mjaft i rezervuar lidhur me përgjigjen që DASH i ka dërguar. Pas marrjes së përgjigjes nga ana e Ambasadës Amerikane, Prokuroria e Përgjithshme pret informacione lidhur me Doshin edhe nga ana e Interpolit.
Sektori i Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme, pas kërkesës së KQZ-së, nisi verifikimin e kandidatit të Partisë Social Demokrate Tom Doshi. Prokuroria e Përgjithshme i kërkoi informacion Departamentit Amerikan të Shtetit në lidhje me arsyet se pse ai është shpallur non grata nga DASH.
Pas përgjigjes edhe të Interpolit Sektori i Dekriminalizimit do i dërgojë materialet në KQZ, e cila do vendosë nëse do e lejojë apo jo kandidimin e Doshit.
Kreu i PSD është shpallur “Non Grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që në prillin e vitit 2018, së bashku me familjen e tij, ndërkohë që ambasadorja Yuri Kim ka bërë vazhdimisht thirrje që ai të mos lejohet të kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit.