Politika

Kandidimi/ Reagon Salianji: Misioni im, një dhe i vetëm – të fitojë PD-ja








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 23:03 - 23/10/20 |
mapo.al

Pas vendimit të Komisionit të Vlerësimit të kryer nga Genc Ruli që e lë në listën e kandidatëve që u shtyhet aprovimi, ish-deputeti Ervin Salianji thekson se as nuk ka përfituar dhe as nuk është konsumuar në pushtet.


Salianji thotë se ka sakrifikuar shumë në betejën opozitare, ndërsa shton se në Qarkun e Korçës është më i votuari. Ai thotë se vetëmbesimi dhe forca mbështetet tek demokratët dhe se misioni i tij është që të fitojë PD-ja.


Reagimi i plotë:



Beteja e gjatë opozitare më ka shërbyer të kuptoj se cili person dua të jem në politikë.


Unë nuk kam përfituar dhe as jam konsumuar në pushtet.


Kam sakrifikuar e investuar fort në betejën opozitare .

Falë kësaj beteje, mbështetja masive e demokratëve nuk më ka munguar në asnjë hap të rrugëtimit politik.

Në zgjedhjet e fundit me mirënjohje pohoj se isha më i vlerësuari nga anëtarësia e Partisë Demokratike.

Po aq me mirënjohje përmend rezultatin më të mirë që ka marrë PD në zgjedhjet e fundit parlamentare në qarkun ku garova falë mbeshtetjes tuaj dhe të qytetar

Për këtë dhe vetëmbesimi dhe forca mbështetet tek ju, si vlerësuesit më të rëndësishēm e legjitim.

Për këtë misioni im është një dhe i vetëm, demokratët të jenë fitues.

#ditëmëtëmira


Etiketa:

Pas