Aktualitet

Kandidon për kryetar, Shehaj: Përballë Ramës duhet një lider ndryshe nga Basha














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:31 - 24/05/21 |
mapo.al

Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Agron Shehaj siç edhe paralajmëroi ka dalë në një komunikim për mediat. Ai tha se përballë Ramës duhet një lider ndryshe nga Basha






“Po kandidoj sepse udhëheqja aktuale po përpiqet ta kalojë humbjen e 25 prillit si një gjë të zakonshme. Kandidimi im është fillimi i një projekti për ndryshimin e PD”-tha Shehaj.


Më herët, Shehaj ka deklaruar se konkurrimin nuk e sheh si garë për një post, por si një përpjekje të përbashkët me të gjithë demokratët që dëshirojnë që partia të jetë partia e anëtarëve.







Kandidati për kryetar i PD Agron Shehaj është shprehur se nuk po distancohet nga Partia Demokratike me lëvizjet e tij. Ai ka theksuar se me këtë konferencë kërkon vetëm barasdistancim.



Ndërkohë për një bashkëqeverisje të mundshme me qeverinë Rama, sipas Shehajt kjo nuk do të ndodhë kurrë nëse ai zgjidhet në krye të PD-së.



“Nuk është distancim. Jemi të gjithë kandidatë për kreun e PD dhe duhet të jemi neutral në raport me PD. Ishte thjeshtë për një barasdistancim nga PD. Nëse unë do zgjidhem kryetar i PD në asnjë mënyrë nuk ka bashkëqeverisje.”- tha Shehaj.

 

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas