Aktualitet

Kane nuk mjafton, Tottenham ndan sërish pikët me Newcastle United














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:38 - 04/04/21 |
mapo.al

Tottenham nuk përfitoi dot nga hapi fals i Chelsea-t për t’u ngjitur në vendin e 4-t të Premier League pasi barazoi 2-2 në transfertën e St Jame’s Park përballë Newcastle United që është në luftë të ashpër për mbijetesën.





Skuadra e Jose Mourinhos i shkoi shumë afër fitores por në fund i duhej të kënaqej vetëm me një pikë pasi shpërdoroi shumë sidomos në pjesën e dytë.


Ndeshja u zhbllokua në minutën e 28-të nga Joeliton, i cili kaloi në epërsi “qymyrxhinjtë” për shkak të një gabimi trashanik në mbrojtjen e Spurs.




Por festa e skuadrës së Steve Bruce zgjati fare pak pasi në harkun e 4 minutave nga e 30-ta në të 34-ën, Tottenham shënoi dy herë me sulmuesin e saj kryesor Harry Kane.


Dy gola të realizuar me shumë qetësi që e ngjitën bomberin e përfaqësueses angleze në krye të listës së golashënuesve të Premier League me 19 finalizime, 1 më shumë se Mo Salah.


Por ashtu si në fazën e parë kur Newcastle barazoi me një 11-metërsh në minutën e 96-të, edhe këtë herë Tottenham nuk e vrau ndeshjen duke goditur edhe shtyllën me Kane, në minutën e 84-t dhe në aksionin pasardhës Newcastle barazoi me Willock i cili përfitoi nga një top i larguar jo mirë nga mbrojtja e Tottenham, duke mposhtur Lloris për t’i dhënë një pikë të rëndësishme Newcastle-it në garën për mbijetesë.

Tottenham ndërkohë me këtë barazim u ngjit përkohësisht në vendin e 5-të në kuotën e 49 pikëve.

/supersport.al/

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas