Bota

U janë futur në shtëpi dhe kanë sulmuar njerëz, arinjtë polarë ‘pushtojnë’ vendbanimin rus (Video)








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:43 - 13/02/19 |
mapo.al

Dhjetra arinj polar që kanë rrethuar së fundmi një vendbanim të vogël ushtarak në Arktikun rus, kanë shkaktuar panik dhe terror tek banorët e zonës.


Belushya Guba ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pasi arinjtë kanë sulmuar njerëz, janë futur brenda shtëpive të tyre, kanë kërcënuar mjediset shkollore, si dhe janë ushqyer shume pranë një depoje municionesh.


“Njerëzit janë të frikësuar, kanë frikë të largohen nga shtëpitë e tyre, përditshmëria e tyre është ndërprerë dhe prindërit janë të shqetësuar për t’i lënë fëmijët të shkojnë në shkollë”, është shprehur një përfaqësues i autoritetit vendas.


Shkaku që ka sjellë zbarkimin e tyre prej muajit dhjetor në këtë pjesë toke të shtrirë në oqeanin Arktik, është ende i paqartë nga shkencëtarët. Megjithatë, një hipotezë është ndryshimi dramatik i klimës.


Profesor Mordvintsev, i cili kishte planifikuar t’i drejtohej Belushya Gubas për të studiuar më nga afër situatën shqetësuese, u shpreh se nevojiten më shumë të dhëna për të përcaktuar nëse ndryshimi i klimës ka patur me të vërtetë rol në zbarkimin e arinjve. “Migrimi i tyre nuk është një fenomen i ri”, tha më tej ai.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas