Aktualitet

Kanosi me armë gjahu një familje, arrestohet 30-vjeçari në Mirditë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:58 - 21/07/21 |
mapo.al

Policia e Lezhës ka bërë të mundur parandalimin e një konflikti që mund të përshkallëzonte më tej.






Blutë bëjnë me dije se në pranga ka rënë një 30 vjeçar i cili kanosi me armë gjahu një familje.


Sipas informacioneve mësohet se i riu pas një konflikti për motive pronësie ka kanosur me armë gjahu që e mbante pa leje në banesë, personat me inicialet Gj.P., D. P., R.P., dhe L.P.





Gjithashtu në pranga ka rënë edhe një tjetër person akuzuar për dhunë fizike ndaj bashkëshortes.



Njoftimi i plotë i Policisë
Policia e Mirditës parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti për motive pronësie.



Kanosi me armë gjahu një familje, vihet në pranga 30-vjeçari.

Sekuestrohet arma e gjahut, të cilën e mbante pa leje.

Gjithashtu, vihet në pranga një shtetas tjetër, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Lexo edhe :  Përndiqte nga pas 48 vjeçaren, arrestohet i riu

Shërbimet e Policisë Mirditë, pasi kanë marrë njoftimin për një konflikt mes fqinjëve në fshatin Kthjellë e Epërme, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit dhe vënien në pranga të shtetasit B. C., 30 vjeç, banues në Kthjellë e Epërm, Mirditë.

Ky shtetas ka kanosur për motive pronësie, me një armë gjahu që e mbante pa leje në banesë, shtetasit Gj. P., D. P., R. P. dhe L. P.

—–

Gjithashtu, nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Gj. B., banues në Shkodër, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases M. B.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

4


Etiketa: , , ,

Pas