Gjykata e Tiranës dënon me 5 vite burg Orges Bilbilin. Bilbili u cilësua fajtor për armëmbajtje pa leje dhe kanosje për shkak të detyrës të punonjësit të policisë.
Ngjarja u zhvillua përpara shkollës ‘Niket Dardani’ në kryeqytet, ku mbeti e plagosur edhe një kalimtare e rastit.
Bilbili po gjykohet ndërkohë nga GJKKO bashkë me Anterio Kaloshin dhe Laert Haxhiun për masakrën e Lushnjes.
I riu dyshohet se në bashkëpunim me Laert Haxhiun ekzekutoi ne shtator të 2017 në Lushnje, Zamir Latifin e Jurgen Hoxhën, ndërsa plagosi një person tjetër.
Në shënjestër të krimit ishte Xhulio Shkurti, nipi i kapobandës së Lushnjes Aldo Bare, që mundi t’i mbijetonte atentatit.