Kurbin – Një 41 vjeçar është arrestuar pasi pasditjen e djeshme kanosi me armë zjarri kushëririn e tij në fshatin Dilbnisht.
Bëhet fjalë për të identifikuarin me inicialet G.Ll.
41-vjeçari kanosi me pistoletë kushëririn e tij, Gj. Ll., pas një konflikti për motive të dobëta, dhe u largua me shpejtësi nga vendngjarja.
Ai u vendos në pranga pas disa orësh ndjekjeje dhe bashkëpunimit me familjarët. Sakaq, arma iu gjet dhe sekuestrua në malin e fshatit.
Ndaj G.Ll. tashmë rëndojnë akuzat për veprat penale “Kanosja” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Njoftimi i Policisë:
Kurbin
Kanosi me armë zjarri kushëririn e tij, Policia vë në pranga 41-vjeçarin.
Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin kapën dhe arrestuan shtetasin G. Ll., 41 vjeç, banues në fshatin Dilbnisht, Kurbin, pasi pasditen e datës 23.11.2020, në fshatin Dilbnisht, Kurbin, pas një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me armë zjarri kushëririn e tij, shtetasin Gj. Ll., dhe është larguar me shpejtësi nga vendngjarja.
Shërbimet e Policisë Kurbin, me të marrë njoftimin, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë vijuar me krehjen e zonës. Pas disa orësh ndjekjeje dhe falë bashkëpunimit me familjarët, shërbimet kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit G. Ll., si dhe gjetjen e sekuestrimin e armës tip pistoletë të cilën e kishte hedhur në malin e fshatit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprat penale “Kanosja” dhe “Armëmbajtje pa leje”.