Aktualitet

Kantonizimi i Shqipërisë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:53 - 07/08/20 |
Nga Kastriot Dervishi*

Në mënyrë të fshehtë, Kuvendi paska miratuar një ligj antikushtetues për ndarjen e re administrative në 4 rajone.


I gjithë formulimi, relacioni përkatës, etj, përveçse shkelje e kushtetutës, ishin forma injorance dhe idiotësie të pashembullt. Arsyetimi se “rritet punësimi” me këtë ndarje të re ishte krejt fëminor, ndër më qesharaket. Kjo në fakt është ndarje me kantone.


Ideja e ndarjes kantoniane e Shqipërisë nën shembullin e Zvicrës, ka qenë hedhur në fillimet e shtetit shqiptar duke parasysh teorinë e gabuar të kantonit sipas etnisë dhe fesë kryesore. Ky model aspak i përshtatshëm, nuk gjeti zbatim sepse nuk kishte asnjë bazë. Në kushtetutën e parë të vitit 1914, Shqipëria u nda në 7 prefektura. Në vitin 1920 u nda në 9 dhe në vitin 1926 me 10 prefektura.


Pas vitit 1947 Shqipëria është ndarë rregullisht në rrethe dhe qarqe. Reforma adminstrative territoriale nuk është vetëm bashkia apo komuna, por përcaktimi i njësisë bazë dhe vendosjen aty të gjithë njësive qeverisëve vendore e qendrore. Sot nuk kemi rrethe por kemi gjykata, prokurori, komisariate, etj mbi bazë rrethesh. Nuk kemi rajone, por kemi policinë kufitare, arsimin, SHISH-n, etj, mbi bazë rajoni. Konsolidimi i një reforme kryesore të qarqet (besoj se duhet të jenë 10 të tilla), do ta bënte vendin të qeverisshëm.


Një reformë të tillë mund ta bëjnë vetëm njerëz të ditur që njohin së pari shumë mirë historinë e ndarjeve administrative. Shqipëria është bërë një mish-mash nga injorantët që kujtojnë se po bëjnë shtet me propagandë. Sikur këta ta çojnë budallallëkun deri në fund, imagjino çfarë lëmshi tjetër i shkaktojnë edhe arkivave aty ku shkrihen njësitë qeverisëse.

*Ish-drejtor i Arkivit


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas