fbpx

ShowBizz

Kanye West flet për lidhjen me Kim: Ishin të gjithë kundër…





               Publikuar në : 12:12 - 09/10/19 |
mapo.al

Reperi Kanye West ka folur së fundmi hapur për tërheqjen e tij ndaj Kim Kardashian, thuajse dy dekada më parë. Ai tregoi në një intervistë se është takuar për herë të parë me yllin e serialit “Keeping Up With Kardashians” në vitin 2002, kur ajo ishte e martuar me të shoqin e saj të parë, producentin Damon Thomas.


“Sa herë që isha rreth saj dhe e shikoja, ndjeja një tërheqje magnetike ndaj kësaj force energjie. Ajo ishte e mirë, e pastër, e lumtur, e dashur, e guximshme, e fortë”-u shpreh Kanye, duke shtuar se lidhja e tyre nuk ka qenë e lehtë, pasi të gjithë në fillim e paralajmëronin që të mos ngatërrohej me të.



“ ‘Nuk mund të jesh me të, ajo është një yll i një reality show. Do ta fundosë karrierën tënde.’ Më paralajmëronin të gjithë, por këmbëngula për ndjenjat duke iu përgjigjur shkurt: Unë e dua atë! Nuk më intereson!”- tregoi Kanye.


Kujtojmë se çifti i njohur janë të martuar tashmë prej pesë vitesh dhe kanë bashkë katër fëmijë; North, Saint, Chicago dhe Psalm.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas