Aktualitet

Kanye West merr vendimin: Shpall kandidaturën për President të Amerikës





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:40 - 05/07/20 |
mapo.al

Reperi amerikan, Kanye West bëri një postim krejt të “çuditshëm” në Twitter, ku deklaroi se do të kandidojë për President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke iu kundërvënë kështu Donald Trump, për të cilin muzikanti ka thënë më herët se është një person që admiron.


“Ne duhet të realizojmë premtimin e Amerikës duke besuar në Zot, unifikuar vizionin dhe ndërtuar të ardhmen. Unë do të garoj për president të Shteteve të Bashkuara”, shkruan reperi miliarder në rrjetet sociale.


Menjëherë në krah të tij kanë dalë bashëshortja Kim Kardashian dhe sipërmarrësi Elon Musk, të cilët shprehën mbështetjen për këtë vendim.


Por është ende e paqartë nëse West do të garojë në të vërtetë. Emri i tij nuk rezulton të jetë i regjistruar në Komisionin Federal Zgjedhor për zgjedhjet e nëntorit.


Kjo nuk është hera e parë që West deklaron se do të garojë për Shtëpinë e Bardhë. Gjatë një ceremonie për ndarjen e çmimeve muzikore në MTV në vitin 2015 ai u shpreh se do të kandidonte për president në 2020, datë të cilën e shtyu nëntorin e kaluar duke thënë se do ishte më mirë të merrte pjesë në zgjedhjet e 2024.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas