Trazira në Europa League dhe më saktësisht në Spanjë, aty ku në stadiumin “Alfonso Pérez Muñoz” po luhej Getafe-Ajax, e vlefshme për 1/16-tat. Sulmuesi i ekipit vendas, braziliani Deyverson, pasi shënoi golin në minutën e 36-të, shkoi të festonte me pak provokim poshtë tifozerisë mike, atë holandeze. Disa sende u hodhën në drejtim të tij dhe lojtari u godit.
Loja u ndërpre 5 minuta dhe hyri edhe stafi mjekësor i Getafes për t’i dhënë ndihmë. Sakaq, Ziyech shkoi poshtë tifozerisë duke i kërkuar të qetësohej dhe të mos vazhdonte. UEFA paralajmëroi Ajax se nëse tifozët do të vazhdonin me këtë sjelle, ndeshja mund të ndërpritej dhe humbej në tavolinë.
De grafbek doet nog een rondje provoceren. Mannetje hoor, die Deyverson #getAJA pic.twitter.com/4lvF0AMwBm
— Tib (@tib1969) February 20, 2020