Inteligjenca britanike zbuloi se ka gjasa që tani Vladimir Putin të ketë humbur 1/3 e trupave të tij të dërguar në luftë që nga muaji shkurt.
Zyrtarët ushtarakë britanike njoftuan se përveç humbjes së 1/3 të trupave të tij, ushtria e tij është me moral shumë të ulët.
Sipas raportimeve, morali brenda pushtuesve është aq i keq sa gjeneralët rusë janë detyruar të quajnë ushtarët e tyre për “frikacakë”.
Dhe beteja për detet po shkon po aq keq për Kremlinin, me luftanijen Admiral Makarov që “shpërtheu në flakë” vetëm disa javë pas fundosjes së anijes kryesore Moskva.