Aktualitet

Kaosi në Kakavijë, Policia e Shtetit: Mos u dyndni të gjithë në një ditë, nga e hëna masa më shtrënguese








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:47 - 15/08/20 |
mapo.al

Prej 4 ditësh qytetarët shqiptarë po sfliliten në doganën e Kakavijës, në pritje për të kaluar në Greqi.


Situata në pikën kufitare të Kalimit në Kakavijë sa vjen dhe po rëndohet, ditën e djeshme dhe ditën e sotme pamë pamje dramatike të qytetarëve që presin në radhë, radhë e krijuar për shkak se shqiptarët po mundohen të ikin përpara datës 16 gusht, pasi në të kundërt detyrohen të karantinohen për 7 ditë.


Sakaq nga ana tjetër, Policia e Shtetit i bën apel qytetarëve që të mos dynden të gjithë në një ditë Kakavijë.


“Nga e hëna masa më shtërnguese për të hyrë në Greqi. Një numër më i kufizuar do hyjë në shtetin grek. Masat jo nga policia shqiptare apo ajo greke, por nga autoritetet shëndetësore greke. Drejtori i Departamentit të Kufirit në Policinë e Shtetit, Eduart Merkaj po zhvillon takime në doganën greke me homologët e Policisë Kufitare greke me qëllim që të mundësohet shtimi i personelit shëndetësor për bërjen e tamponeve”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.



Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas