Ish-deputetja e LSI, Erisa Xhixho, ka publikuar letrën e ambasadës shqiptare në Greqi drejtuar Ministrisë së Jashtme shqiptare në datën 5 gusht të këtij viti ku e paralajmëron këtë të fundit për masat e reja të vendosura nga shteti fqinj.
Xhixho, për kaosin në Kakavijë e Kapshticë, shprehet se edhe kësaj here kjo qeveri e paaftë dhe ky Kryeminister i bën shqiptarët të ndihen vetem pa kujdesin e shtetit nga i cili ikën vite më parë.
Statusi i plotë:
Qeveria Shqiptare ka pasur dijeni që më 5 gusht për rregullat e reja të kalimit të kufirit të vendosura nga Qeveria Greke.
Një qeveri e përgjegjshme dhe e aftë me të marrë njoftim do të kishte marrë të gjitha masat për të parandaluar atë krizë humanitare e tragjike që u detyruan të kalonin bashkatdhetarët tanë.
Bilanci i neglizhencës ishin 5 ditë rraskapitje e fëmijeve, grave shtatëzëna, burrave , të moshuarve në kohë pandemie , në temperatura shumë të larta .Humbja e jetës së një femije 10 vjeç që donte vetëm të shkonte në shtëpi me prinderit e tij.
Edhe kësaj here kjo qeveri e paaftë dhe ky Kryeminister i bën shqiptarët të ndihen vetem pa kujdesin e shtetit nga i cili ikën vite më parë .
Nuk pres që ky Kryeminister të ketë qasjen prej shtetari e të marri përgjegjesitë që i takojnë se duhet shumë atdhedashuri për vendin dhe qytetarët e tu.
Thjesht kjo situatë e dhimbshme na demostroj për të disatën herë që kjo qeveri duhet largohet një orë e më parë .